Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një foto nga oborri i OKB-së.
Krahas tregon se Shqipëria sot ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Kujtojmë se në OKB ndodhet Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani.