Kishte marrë një predhë në kraharor, Albin Kurti tregon si është gjendja e policit të plagosur: Kriminelët e orkestruar nga Serbia hodhën granata dore

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar në spital policin e plagosur me granatë Alban Rashiti. Ai ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës në lidhje me sulmet serbe orët e para e para të mëngjesit në Veri.

Kurti njofton se predha nga kraharori i majtë i efektivit është hequr me sukses sot në mëngjes, ku denoncon se kjo ishte një granatë dore që e hodhën kriminelën e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjksë të Zveçanit.

Gjithashtu, kreu i qeverisë kosovare bën me dije se gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjikale të QKUK, ka takuar dhe famijlarët e policit të plagosur, ku tregon se sot ai pritet të dalë nga ambjentet e spitalit.

Zjarr Tv Ad