Të shtëna me armë në Rrëshen, vritet një person!

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është qëlluar për vdekje në Rrëshen, Martin Bardhi ku ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Lidhur me vrasjen, policia ka ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor për kapen e autorit/ve pasi ende mbeten të paidentifikuar.

“Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.). Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Po kush është Martin Bardhi?

Mësohet se viktima kishte pak kohë që kishte dalë nga burg, pasi ishte arrestuar për tentativë vrasje me armë Saimir Reçin dhe të birin e tij lidhur me një ngjarje të ndodhur në 26 mars të këtij viti.

Fillimisht motiv mbi arrestimin u bë konflikti mes djalit të tij Enrik Bardhi me Saimir Reçin, ku ngjarja agravoi deri në tentativë vrasje.

Gjatë këtij momenti i riu është shoqëruar nga Martin Bardhi (viktima), të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës.

Sakaq konflikti ka përfunduar deri në përleshje fizike, ku të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për parakalimin me makinë në rrugën kryesore të qytetit. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, ndërsa u mësua se Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.

Zjarr Tv Ad