Avokati Spartak Ngjela është përplasur ashpër mbrëmjen e djeshme në “Top Story” me analistin Alban Dudushi në lidhje me sulmin e terroristëve serbë në veri të Kosovës.
Ngjela tha se ka pasur 50-60 të vrarë dhe se ai është ekspert i përleshjeve luftarake, deklaratë që u kundërshtua nga Dudushi, i cili i tha avokatit se për diçka të tillë nuk ka fakte.
Po ashtu Ngjela shtoi se fakti se ata ikën të tmerruar, do të thotë se numri i viktimave ishte më i madh se ai i raportuar.
Debati:
Dudushi: Avokati e nis nga faktet, por faktet sipas avokatit
Ngjela: Si pas avokatit? Ato janë të dhëna…
Dudushi: Po sipas teje avokat, se ti thua unë kam disa informacione.
Ngjela: E ke në mëdia
Dudushi: Tani unë thash sipas avokatit, nuk thash se janë gënjeshtra
Ngjela: Tani nëse më përmende emrin, kam të drejtë të ndërhyjë. Ka ndonjë avokat tjetër këtu? Me mua e kishe
Dudushi: Të kundërshtova gjë? Se ti thua që janë vrarë 50 60 veta, mund të thuash që janë shkuar deri në Nish dhe janë kthyer sërish mbrapsh
Ngjela: Atë e thua ti
Dudushi: Ti thua që janë 50 60 veta, a është fakt kjo? Për mua nuk është se ne nuk e kemi parë as në media këtë gjë. As nuk i kemi gjetur nëpër ferra, ti r thua këtë se mbase ke më shumë informacione.
Ngjela: Meqenëse kundërshtove. Si e shpjegon ikjen e tyre nëpër këmbë. Zotëri e sheh, jam ekspert i përleshjeve luftarake.
Dudushi: E gjithë situata në veri është e majisur prej vitesh. Aty bëhen të gjitha lojërat dhe intrigat politike. Që ka pasur herë pas here ngjarje që kanë esklauar, ka pasur, kjo e të dielës natyrisht është nga më të rëndat që ka ndodhur, vrasja e policit është tragjedi, sulm nga Kosovës. Ky është sulm terrorist dhe kjo nuk diskutohet nuk ka nevojë për interpretime. Performanca e policisë ishte nga më të mirat. Sjellja ishte perfekte, këto janë fakte, Sa i përket implikimit politik, sikurse tha Ngjela që shiten.
Ngjela: Zonjë ndaloi këto, ose ika, unë bëj vetëm monolog nuk bëj dialog, e dinë mirë këta. Po bënë dialog ika.
Dudushi: As se sulmova, njëra është e pavërtetë, 50 60 të vrarë nuk janë. Të citova në mënyrë korrekte.Ky është opinion. I bën lëmsh avokati por është dhe vonë.