Zyrtare, Armand Duka i pari shqiptar në histori që zgjidhet në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i FSHF-së, nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit Europian, njoftoi FSHF-ja, duke postuar edhe foton e Dukës me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Në këto zgjedhje Presidenti Duka arriti një rekord teksa u rendit në vendin e parë në bazë të votave, si më i votuari, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane. Lajmi i sotëm është pa diskutim një arritje e madhe jo vetëm për futbollin shqiptar, por për të gjithë Shqipërinë.

Zjarr Tv Ad