U qëllua për vdekje me armë zjarri në Sukth, kush është 38-vjeçari që humbi jetën!

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatjon Dervishi u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit në Sukth mesnatën e së martës.

Viktima mësohet se ka qenë në automjet me shokun e tij kur i bë atentat. 38-vjeçari u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Ndërsa shoku i tij nuk u prek nga plumbat, duke shpëtuar mrekullisht.

Ky i fundit raportohet se ka deklaruar në polici: “Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan.”

“Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

Në ndihmë të Policisë vendore shkuan dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Zjarr Tv Ad