“Kukësi ishte mesazh i qartë”, Kadilli: Kush nuk e lexon, qëllimisht po e çon opozitën drejt disfatës

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për Fatbardh Kadillin, ish-kandidat për kreun e PD, humbja në zgjedhjet e pjesshme në Kukës, është një mesazh që qytetarët japin për opozitën.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Tirana Live në ABC Neës, Kadilli u shpreh se qytetarët e thanë me votë opinionin e tyre, se e kanë braktisur këtë projekt politik të opozitës.

“Ngjarja e Kukësit është edhe më e rëndë se cdo parashikim pesimit, është një provë e re që qytetarët na japin. E kanë braktisur këtë projekt politik, nga z Berisha nga z. Meta.

Kemi një reagim dhe është një mesazh. Nëse demokratët duan të kuptojnë cfarë po ndodh me shoqërinë ky moment është tani. Që mos përsëritet edhe më rëndë në qark kombëtar.

Vetëm skandali seksual, në një territor konservator do kishte bërë efekt, kur kandidati i opozitës nuk ka të sharë, kur ndodh kjo në Kukës cfarë presin këta që drejtojnë sot opozitën. Mesazhi është i qartë, sa nëse nuk duan qëllimisht ta lexojnë, ata që mbështesin Rithemelimin dhe koalicione të tilla me z.Meta etj, ata qëllimisht po e cojnë opozitën drejt një disfate, drejt shpërbërjes.”-u shpreh Kadilli.

Zjarr Tv Ad