Azgan Hakaj, në intervistën e ditës për Dritare Tv ka komentuar humbjen në bashkinë e Kukësit, ku tha se ish-kryeministri Sali Berisha pavarësisht lëvizjes politike me ‘Rithemelimin’ nuk siguroi fitoren e demokratëve.
Hakaj tha se lëvizja e Berishës nuk kishte shtrat moral të bashkimit me Ilir Metën ndaj dhe dështoi, ku theksoi se ish-kryeministri e përdori PD-në për interesa personale.
Ndër të tjera, anëtari i kryesisë tha se humbja në Kukës është vetëm fillimi, pasi katastrofa është me e madhe.
“Asnjë lëvizje politike që nuk ka shtrat moral të bashkimit, sigurisht dështon. Lëvizja e Berishës dhe Metës ishte e turpshme në 14 maj, sigurisht Berisha për interesat e veta ka përdorur PD. I dërgoi demokratët në një dështim më 14. Pas dështimit të turpshëm, Berisha bëri edhe nëj lëvizje tjetër me Bardhin, një bashkim aspak i natyrshëm, nëse kujtojmë akuzat e ndërsjellta. E kuptojmë se kjo ishte një bashkim për të bërë të mundur një vazhdimësi për qëndresën politike ku është futur Berisha, Meta dhe tani më edhe Bardhi. E përdorin për mbijetesë dhe luftën e Berishës pas shpalljes non grata. Katastrofa është shumë e madhe, është vetëm fillimi i humbjeve, janë 3 mijë vota më shumë se 14 maj. Kjo ngjitje me Berishën dhe Bardhin, nuk ngjiti dhe qytetarët nuk e pranuan.
Ishte rezultat i paracaktuar, dihet pasi Berisha e shiti këtë rezultat, tek oligarku, Shefqet Kastrati. Berisha e dinte këtë, dhe u përpoq të përshinte edhe degën lokale të Kukësit. PD e delegoi vendimmarrjen tek dega lokale, e cila nuk u bë pjesë e trekëndëshit. Berisha është në pritje të një tjetër leje, aleancë për kullën”, tha Hakaj./M.K-dritare.net