Goditi kameramanin se filmoi telefonin, reagon Flamur Noka: Ishte keqkuptim, tani u pajtuam

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Flamur Noka, pjesë e grupit të Berishës, ka karkuar falje për aktin e tij paraditen e sotme teksa qëlloi me rregulloren e Kuvendit njërin prej operatorëve që po filmonte në seancën e sotme plenare.

Në një postim, Noka kërkon ndjesë ndaj kameraminit duke e quajtur ngjarjen një keqkuptim. Në fotot e shpërndara nga vet ai, shihet teksa ndodhet afër kameraminit

“Nje ndjes miqesore kameramanit Parid Dado per keqkuptimin e paradites” shkruan Noka.

Noka u justifikua me faktin se operatori ishte duke filmuar telefonin e Berishës, gjë që shkaktoi atë reagim nga ana e tij.

Edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla reagoi menjëherë ndaj Nokës duke e cilësuar veprimin e tij të pahijshëm.

Zjarr Tv Ad