Në bojkot prej një jave, studentë e Mjekësisë: Nuk tërhiqemi deri në heqjen e ligjit!

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej disa ditësh studentët e Mjekësisë kanë vijuar bojkotin pas nisjes së vitit të ri akademik, pasi kundërshtojnë ligjin e ri, që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.

Edhe ditën e sotme, ata janë shprehur se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në momentin e heqjes së ligjit.

Një prej studenteve u përlot teksa përmende të gjitha vështirësitë që kanë kaluar në gjashtë vite studime.

“Unë jam studente e vitit të gjashtë dhe ndihem sikur gjashtë vite më ikën dëm, por dua t’i shpreh një falënderim të veçantë të gjithë atyre që sapo kanë futur këmbët në universitet dhe po na bashkohen, edhe pse ata nuk e din se çfarë të zezash kemi kaluar në këto vite”, u shpreh studentja.

Zjarr Tv Ad