“Njërin e kafshova,” 81 vjeçarja tregon momentet e tmerrit, si u dhunua nga hajdutët në Divjakë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

81 vjeçarja Rahime Dardha, e cila u dhunua barbarisht nga grabitësit që kishin hyrë në shtëpinë e saj për të vjedhur ka dhënë verisonin e saj të ngjarjes.

Ajo ka treguar se hajdutët i kanë hyrë në mes të natës në shtëpi, i kanë ardhur nga pas, por në një moment njëri nga grabitësit e ka goditur dhe i mori asaj sendet me vlerë.

“Unë isha vetëm fare në shtëpi, ishte ora rreth 12:30, shkova në tualet dhe kur u ktheva për të hyrë në dhomën e gjumit vura re që dera ishte hapur. Mendova se mos është hapur nga era, mbylla derën dhe kur u ktheva për te dhoma e gjumit ai më erdhi nga mbrapa. Më kapën nga mbrapa dhe më shtrinë përmbys në dysheme.

Pastaj torturë. Ishte me kapuç, vetëm një ishte dhe nuk më thanë asgjë. Nuk më pyetën për asnjë. Më vuri këmbët te mesi dhe më tërhiqte nga koka e qafa. Isha fillikat e vetme në shtëpi. Pastaj ai më futi gishtat në gojë dhe unë e shtrëngova edhe pse nuk i kisha dhëmbët, në atë moment ai më lëshoi. Por gjaku im rridhte rrëke, nuk ndjeja asnjë dhimbje. Kur më lëshoi, doli jashtë.

Në atë moment thash o Zot i madh çfarë i kam bërë se nuk tha as se çfarë donte dhe nuk mori asgjë. Pasi iku ai, unë fillova të laj gjakun, mora telefonin dhe mora komshiun. Ata erdhën dhe më gjetën të larë në gjak, kam vuajtur shumë. Më pas ikëm në spital. Unë kërkoj nga shteti drejtësi, të dhunohet një plakë 82 vjeç, nuk bëhet kjo. Këtë nuk e bën as armiku. Unë them të dënohem rëndë” tregoi Rahime Dardha.

Ndërkohë, uniformat blu kanë arrestuar dy autorët Adrian Balla, 25 vjeç dhe Gentian Keçi, 19 vjeç.

Zjarr Tv Ad