Kryesia përjashton Gazment Bardhin nga Partia Demokratike

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryesia e Partisë Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha, ka vendosur këtë të hënë të përjashtojë nga kjo forcë politike Gazment Bardhin. Deputeti demokrat dhe kreu i Grupit Parlamentar, thuhet se po ndjek një agjendë personale.

Vendimi vjen në më pak se një javë nga përballja e fortë që Bardhi dhe Lulzim Basha patën në Kuvend. Debati i tyre për kulla dhe përfitime të tjera, mori vëmendjen e mediave dhe përfshiu dhe aktorë të tjerë politikë.

Edhe deklarata e Kryesisë së Partisë Demokratike, pavarësisht se nuk ndalet në veprime konkrete, thotë se Gazment Bardhi ka kryer shkelje të njëpasnjëshme ndaj vendimeve të organeve kolegjiale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij.

Po ashtu, vendimi i Kryesisë së Partisë Demokratike reflekton dhe tryezat e përbashkëta që Bardhi ka zhvilluar me Sali Berishën dhe opozitarët e tjerë.

“Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjiale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve.

Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike”, thuhet në argumentet e parashtruara nga Kryesia e PD-së.

Zjarr Tv Ad