“Të mos na prekë njeri me dorë”, banorët e Bërxullës sërish në protestë, një qytetar humb ndjenjat

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Bërxullës janë mbledhur sërish në protestë kundër ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar.

Ata janë përplasur me policinë ndësa kanë bllokuar njërin aks të rrugës së Rinasit.

“Shteti të na japë përgjigje”, thotë një banore e zonës. Ndërkohë policia ka ndërhyrë për t’i larguar nga rruga.

“Të mos na prekë njeri me dorë”, i drejtohen banorët efektivëve, të cilët kanë bërë të mundur lirimin e rrugës.

Ndërsa një person u shoqërua nga policia, ndërsa një tjetër u dërgua në spital pasi humbi ndjenjat.

Në protestë janë ngritur edhe fëmijët duke bojkotuar sot shkollën, të cilët mbajnë pankarta në dorë me mbishkrime “Po na vrisni të ardhmen” “Prona është pasuria jonë”, etj.

Zjarr Tv Ad