“Po ç’lidhje ka manastiri i Banjskës me Ramën?”, Artur Zheji përplaset me ish-ministrin e Berishës: Po na çmend!

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i jashtëm i PD-së, Aldo Bumçi, është përplasur në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, me analistin Artur Zheji, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës nga serbët. Ndërsa Bumçi fajësoi Ramën për qëndrimin kundër kryeministrit të Kosovës dhe kërkesës për një konferencë ndërkombëtare, analisti Zheji e ndërpreu, duke i kërkuar që të mos bëjë paralelizma mes manastirit të Banjskës dhe kryeministrit të Shqipërisë.

Debati në studio:

Aldo Bumçi: Rama nuk sillet si kryeministër shqiptar. Gjermania ndaloi projektin e ndarjes së Kosovës, ku pati edhe aktorë të tjerë në Kosovë, Shqipëri. Kishte përpjekje për ta shkëputur Serbinë nga Rusia, por Daniel Server, një studiues veteran i Ballkanit bën pyetjen: A e kanë lëvizur Serbinë drejt Perëndimit këto tolerime? Jo. Dhe një përpjekje e dytë për të krijuar një ndarje de-facto të Kosovës ishte sulmi terrorist në Banjskë që dështoi sepse Policia e Kosovës ishte e përgatitur me informacionet e inteligjencës që ia kishin dhënë partnerët. Po të ishin vonuar në kohë ai armatim do të ishte shpërndarë në njerëz, do të kishin dalë serbët në rrugë dhe do të kishim de-facto në ndarje. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Anglez tha se po përdoren edhe manastiret për të shpërndarë armët dhe ashtu ndodhi.

Z. Rama është kryeministër i Shqipërisë, nuk bën rolin e ndërmjetësit dhe si i tillë ka qenë i pari që ka goditur Kurtin me anulimin e mbledhjes së qeverive.

Artur Zheji: Po ç’lidhje ka manastiri i Banjskës me Ramën? Aty Hamasi kishte dy vjet përgatitje dhe sfidoi Mosadin..

Aldo Bumçi: Kryeministri i Shqipërisë duhet të konsultohet me kryeministrin e Kosovës dhe faktorët politkë atje dhe jo të dalë në televizion. E dyta konferenca për Kosovën. Ka përfaqësues të BE-së dhe SHBA. Kë do Rama tjetër aty? Konferencat bëhen kur ke statusin në pikëpyetje, jo kur statusi i Kosovës është i mirëvendosur, i njohur nga 110 shtete. Atëherë Rama del me konferencë ndërkombëtare, del me idenë për asociacion, pa u konsultuar me Kosovën. Po Rama do ta zbatojë asociacionin?

Artur Zheji: Nuk është opozitarizëm ky. Nëse bën një analizë gjeopolitike dhe bën Ramën përgjegjës. Nuk është opozitë kjo, po na çmend!

Aldo Bumçi: Më lër të flas.

Artur Zheji: Po nuk dua të gabosh, mor vëlla. Bëj opozitë të shëndetshme.

Aldo Bumçi: Nuk ka pajtim shqiptaro-serb si ai franko-gjerman. Rama nuk flet për Kosovën. Është vend i pavarur me institucionet e saj. Rama nuk dënoi sulmin terrorist. Rama donte të izolonte Kurtin dhe të fliste ai.

Zjarr Tv Ad