Drejtoria Detare: Kujdes! Nga data 19 deri në 22 tetor situatë e përkeqësur në bregdet

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e shiut dhe era e fortë do të jenë të pranishme në zonat bregdetare të vendit gjatë ditëve në vijim. Për shkak se situata e motit pritet të përkeqësohet edhe më tepër Drejtoria e Përgjithshme Detare ka vendosur pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla, si dhe anijeve të peshkimit, në të gjithë bregdetin shqiptar.

Njoftimi:

Sipas parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 19 – 22 tetor 2023, duke filluar nga ora 10:00 e datës 19 tetor 2023, do të kemi përkeqësim të motit. Era do të jetë me drejtimin jug- juglindje në forcën deri në forcën 7-8 bft me shpejtësi deri 30-35m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 m.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. Gjithashtu pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit.

Zjarr Tv Ad