Pasagjerja humbi jetën pasi u hodh nga dera e furgonit, Policia e Elbasanit arreston bashkëshortin e saj

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person në lidhje me ngjarjen horror të së premtes ku një grua humbi jetën pasi u hodh nga dera e pasme e një furgoni me pasagjerë.

Uniformat blu thonë se kanë arrestuar bashkëshortin e viktimës 57-vjeçare për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

“Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni”, njoftoi policia.

Ngjarja në fjalë ndodhi në afërsi të fshatit Papër. Pasi gruaja u hodh nga furgoni, shoferi e ka ndaluar mjetin dhe bashkë me udhëtarët e tjerë janë përpjekur që ta shpëtojnë gruan, por ka qenë e kotë. Për shkak të plagëve të rënda ajo ndërroi jetë menjëherë.

Zjarr Tv Ad