Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Berishën, vjen reagimi i parë i Metës

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ndaj caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën.

Sipas Metës, drejtësia me regji ka ndërmarrë veprime antikushtetuese me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama.

Meta shprehet se qëllimi i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës.

“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”, thuhet në postimin e Metës.

Zjarr Tv Ad