Mësuesja i përmendi të atin e ndjerë, nxënësi e qëlloi me karrige, si nisi sherri në Lezhë

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ndodhit ditën e sotme në gjimnazin “Hydajet Lezha” të qytetit të Lezhës, ku pas një diskutimi të ashpër nxënësi goditi me karrige mësuesen, duke i shkaktuar fraktura të rënda.

Sipas vetë nxënësve që ishin të pranishëm në klasë, sherri ka nisur pasi mësuesja i ka përmendur babin që i kishte ndërruar jetë djalit, ky i fundit mëpas në gjaknxehtësi e sipër ka ngritur karrigen dhe e ka qëlluar duke e shtrirë përtokë, si dhe i ka shkaktuar fraktura në trup.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10 e 30 minuta, dhe mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet se mësuesja është betuar duke përmendur të atin e saj që nuk jeton më, ashtu si edhe babai i adoleshentit, gjë që besohet se ka nxitur dhe reagimin e dhunshëm.

“Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, është shprehur ajo sipas burimeve të BalkanWeb. Pasi i ka përmendur babain që nuk jeton më, 16-vjeçari është rebeluar dhe ka marrë karrigen dhe goditur mësuesen para nxënësve të tjerë.

Sakaq, mësimi më pas është bojkotuar, ndërsa mësohet se Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar do të ndjekë rregulloren për rastin në fjalë duke ngritur një komision i cili do të marrë edhe masat e nevojshme.

Zjarr Tv Ad