Grupi i PS-së ka kallëzuar penalisht deputetin e opozitës Bledjon Nallbati, i cili goditi me grusht deputetin Vullnet Sinaj në seancën parlamentare të së hënës (30 tetor).sheri i deputeteve ne kuvend
Kreu i Grupit, Bledi Çuçi ka njoftuar se ka firmosur kallëzimin penal për Bledjon Nallbatit në emër tëgrupit parlametar të PS.
Deputeti i PD-së akuzohet për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina, shkruan Çuçi.
“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin”, thekson ai.
Reagimi i Bledi Çuçit:
Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.
Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.
Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.