Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputetët e përjashtuar të opozitës nuk janë lejuar të futen në Kryesinë e Kuvendit.
Porta e jashtme e godinës është mbyllur nga Garda dhe kjo ka nxitur tensione.
Gjithashtu dera qëndron e mbyullur edhe për ligjvënësit demokratë që nuk janë përjashtuar dhe janë pjesë e Komisioneve Parlamentare.
“Hapni dyert për deputetët që nuk janë përjashtuar”, shprehen ata.
“Hape burgun”, dëgjohen ligjvënësit duke bërtitur, teksa i bien portës.
Ndëkohë Garda ka mbyllur edhe dyert e Kuvendit, duke mos lejuar deputetët që ndodhen në oborrin, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Flamur Noka, të futen brenda ambienteve.