Marrëveshja për refugjatët, Spiropali: Këto janë punë të qeverisë, jo të diskutimeve publike

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka sqaruar sot në Top Story se pse kryeministri Edi Rama nënshkroi marrëveshjen e refugjatëve me homologen italiane, para konsultimit publik.

Spiropali tha se ligji specifikon se marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë objekt i konsultimeve publike. Ministrja tha se marrëveshja është e domosdoshme dhe i bën nder Shqipërisë.

“Kur një marrëveshje nënshkruhet mes dy kryeministrave, kalon në të dyja qeveritë. Në muajin gusht është ngritur një grup pune, ku ka qenë ministri i Drejtësisë, ministri i Brendshëm, i Mbrojtjes, e Shëndetësisë, Policia e Shtetit, që kanë hartuar këtë marrëveshje. Nuk u zgjua një ditë…këto janë punë të qeverisë jo të diskutimeve publike. Ajo marrëveshje ka kaluar në Këshillin e Ministrave më 6 nëntor, pastaj Rama e ka nënshkruar. Ka pasur diskutime, sugjerime, ndryshime të tekstit fillestar, e deri në produktin final që u nënshkrua. Për një çështje që vjen para konsultimit me BE, është konsultimi publik. Ligji për konsultimet publike në nenin 4 specifikon që marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë objekt i konsultimeve publike.

Kjo marrëveshje do ndjekë këtë rrugë ligjore. Nuk ka dalë nga një xhep për të hyrë në një xhep tjetër, për të hyrë fshehurazi nga një derë. Nuk e kërkon ligji, konsultimi publik vjen pasi nënshkruhet marrëveshja. Ne gjykojmë që marrëveshja është e domosdoshme dhe i bën nder Shqipërisë. Shqipëria ka pranuar që të nënshkruajë një marrëveshje të tillë e cila është në vazhdën e përvojave që kanë dëshmuar që Shqipëria është një vend që është gati të japë siguri dhe të jetë pjesë e marrëveshjeve të rëndësishme”– u shpreh Spiropali në Top Story.

Me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, kampet e refugjatëve që do duan të hyjnë në Itali e më tej në Bashkimin Europian do të ndërtohen në zonën e Gjadrit në Lezhë. Do të jetë shteti italian që do kujdeset për shpenzimet, ushqimin dhe kushtet higjeno-sanitare dhe shërbimet shëndetësore në kamp. Çdo ndihmë nga Shqipëria do të bëhet kundrejt pagesës. Sigurinë në kamp do e ruajnë vetë italianët ndërsa policia shqiptare do angazhohet të ruajë sigurinë në perimetrin e jashtëm si dhe gjatë transportit të emigrantëve nga njëra zonë në tjetrën.

Zjarr Tv Ad