Ngacmohej seksualisht nga 59-vjeçari, flet gjyshja e 12-vjeçares: Ka 1 javë që e ndjek, i thotë hajde këtu

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një rast ngacmimi seksual është raportuar nga një fshat në Maliq të Korçës, ku një 59-vjeçar është arrestuar se ka ngacmuar një 12-vjeçare.

Gjyshja e 12-vjeçares ka treguar se vajza e mitur e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen fillimisht pasi ka qenë e frikësuar.

“Çupa nuk më ka treguar që e ngacmonte ky person se i vinte turp dhe nuk donte të më shqetësonte mua se isha e sëmurë. Shkon çupa me motrën time për të mbledhur ca qumështore për t’i shitur. Ai vajti dhe aty por çupa nga frika i thotë motrës time të ngacmon ty jo mua, se është turp një burrë të ngacmojë një fëmijë. Ka 1 javë që e ndjek mbrapa. Unë dje isha te psikologja te shkolla që ta justifikoja që mos i vinte mungesa, ai ishte aty i pirë, i tha çupës hajde këtu. Unë shkova e kapa për gryke dhe e godita. Psikologia tha që do e lajmëronte ajo policinë, ndërsa ai e ndiqte vajzën nga mbrapa, i fliste në telefon, vajza ra në depresion.”, tha gjyshja.

E moshuara zbuloi se 59-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në rastet kur e ka ngacmuar mbesën e saj.

“Gjithmonë në gjendje të dehur ka qenë, kur ishte esëll nuk më ndalonte se unë e ndiqja nga mbrapa”, tha ajo.

Sipas gjyshes së vajzës, 59-vjeçari e ka përndjekur vajzën për ditë me radhë, deri në pikën që ka shkuar deri në banesën e tyre.

“Ka ardhur me gurë natën, nuk di çfarë të them, kam hequr traumë. Çupa ka frikë të dalë, nuk del më vetë vajza jashtë”, u shpreh gjyshja më tej.

Gjithashtu mësohet se e mitura jeton së bashku me gjyshen dhe nënën, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana tjetër 59-vjeçari është arrestuar nga policia ditën e sotme, ndërsa bëhet me dije se ai njihet si person që ka probleme me alkoolin në zonë.

Zjarr Tv Ad