Zbardhet ekspertiza, zbulohet se çfarë i shkaktoi vdekjen 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën private.
Në ekspertizë thuhet:
Shkaku i vdekjes së shtetasit B.S., ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme.
Ndërkohë, mjeku Xhaxho ka mohuar faktin se shkak i kësaj gjendje ka qenë mbidoza nga narkoza. Ai tha se djali doli zgjuar nga klinika, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet e familjarëve të viktimës. Sipas familjarëve, i mituri është ndjerë keq pasi ka dalë nga klinika dhe ka ndërruar jetë i shtuar në spital. Ata kanë akuzuar mjekun se i ka dhënë mbidozë narkoze djalit, duke i shkaktuar atij dhe vdekjen. Ngjarja në fjalë ka sjellë reagim të madh në opinionin publik, ndërkohë që rasti po hetohet./BW