Mediat italiane jehonë sherrit në Kuvend: Një luftë pa ndalim e opozitës ndaj qeverisë!

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat italiane kanë komentuar përplasjet e opozitës me qeverinë në vendin tonë, duke shkaktuar kaos dhe tensione në sallën e Kuvendit prej më shumë se dy javësh.

Në përpjekje për të bllokuar punën e Kuvendit, deputetët e Partisë Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berisha (në opozitë) ndezën tymuese dhe vendosën karrige të përmbysura në foltore. Kjo formë proteste ka vazhduar që kur Partia Socialiste (në qeveri) e Edi Ramës prezantoi buxhetin. Puna e Kuvendit vazhdoi pavarësisht tymit dhe karrigeve të përmbysura. Protesta nuk lidhet me marrëveshjen me Italinë për emigrantët. “Zemra e demokracisë së re të Tiranës është tronditur nga lufta pa ndalim mes qeverisë së qendrës së majtë dhe opozitës”, shkruajnë mediat italiane.

Përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës erdhën pasi disa demokratë akuzuan socialistët se iu mohua e drejta kushtetuese për të ngritur komisione hetimore ose për të emëruar përfaqësues të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Për herë të dytë në më pak se dy javë, klima në sallën e Kuvendi po nxehet gjithnjë e më shumë mes opozitës dhe mazhorancës, shkruajnë ndër të tjera mediat italiane.

Zjarr Tv Ad