Refleksion “Hetimi si gazetar dhe jo si politikan, precedent i rrezikshem”. Keshtu eshte shprehur ish- kolegu ne profesion dhe vite drite larg ne perfitime prej tij, deputeti socialist Alfred Peza. Dalja nga gjendja e qetesise ka ardhur pas vendimit per sekuestrimmin e pasurise deri sa te sqarohet burimi i 1.13 mld leke te vjetra tashme te konvertuara ne aksione ne nje banke. Te flasesh per pasurite e gazetareve ne province, eshte si te hapesh vrima ne uje. Ne rastin me te mire e fatlum, shume pak prej tyre ja kane dale te kene nje shtepi te tyren mbi koke. Te tjeret mund ti lumturohen fatit qe kane ndonje makine ekonomike, te cilen e shohin si driten e syve, edhe pse kursejne leket per ta lare ne lavazh, pa folur per depoziten e karburantit qe merr fryme gjithmone lirisht. Ndoshta nuk qendron si krahasim, por rasti i ish- kolegut eshte i ngjashem me ate te nje ish- deputeti, tashme ne burg. E ne mes, eshte gjithmone pasuria- si eshte vene ajo. Nese te dy do te kishin vijuar punet e tyre- njeri bisnesin, tjetri gazetarine, do te kishin jetuar pa andralla, mundesisht duke shtuar ne hije pasurine. Por etja per te hyre ne politike, mesa duket u prishi qetesine dhe ndoshta i kthen ne te varfer, nese nuk kane fat burgun. Shoqeria shqiptare eshte e polarizuar ndjeshem. Nje grusht njerezish kane miliona euro ne dore, ndersa qindra mije ndjehen fatlume nese kane ushqim ne tryeze pa marre borxh deri ne fund te muajit. E po flas per ata qe punojne. Fati i te papuneve eshte mese i turpshem per te gjithe ne. Polarizimi dhe mungesa e nje shtrese te mesme- amortizator te shoqerise, ka sjelle nje pjese te madhe te problemeve qe vuajme sot- nga dhuna deri tek droga. E per faj te qeverive, qe mbahen ne kembe nga votat e deputeteve, pavaresisht profesionit qe mund te kene bere me heret, problemet jo vetem nuk zgjidhen, por perkeqesohen. Pse hetimi i pasurise se nje gazetari eshte precedent i rrezikshem?! A ka me shume imunitet se nje deputet gazetari?! Kur deputetet ja hoqen vetes imunitetin per hetime per korrupsion, pse te mos hetohen gazetaret?! Eshte e vertete mbase, qe nje gazetar punon gjithe jeten ne sektor privat. Nuk ka akses ne fondet shteterore. E keshtu, me rroga faraonike te padeklaruara, me dhurata milioneshe te padeklaruara, me shperblime e sponsorizime, nje dite te bukur gdhihesh milioner. Po nga kane ardhur keto para? Natyrisht, nga xhepa bosesh te medias, por edhe politikanesh e pushtetaresh. Te paret por edhe te fundit, nuk jane aq budallenj ti nxjerrin nga xhepat e tyre ato para. Permes perkrahjes, promovimit, sulmit, denigrimit, presionit e dhunimit mediatik, ato para nuk eshte aspak cudi te kene dale edhe nga arkat e shtetit, ministrive apo drejtorive. Ja pra se paska rendesi si jane fituar ato para, edhe pse zyrtarisht kane dale apo hyre nga llogari private. Por edhe nese nuk eshte keshtu, a jane paguar taksat, detyrimet apo sigurimet shoqerore relative me te ardhurat e padeklaruara. Po kur eshte genjyer per pagen reale dhe ate ne bordero? Ne skemen e ndihmes ekonomike apo pensioneve, edhe permes ketyre marifeteve mungojne miliona euro cdo vit. Ndoshta nuk qendron si analogji, por po e shkruaj meqe eshte ne mode kanabisi. Ata qe e mbjellin, korrin, perpunojne, trafikojne e shperndajne e bejne me leket e tyre, jo me parate e shtetit. Madje, ne etapa te ndryshme, punesojne edhe njerez hallexhinj. Tani edhe hetimi i tyre eshte precedent i rrezikshem meqe nuk paskan akses ne financat publike?! Eshte aktivitet kriminal, ashtu sic edhe Kodi Penal e parashikon nese ke pasuri dhe nuk e justifikon dot me te ardhurat e deklaruara. Por natyrisht, sanksionet nuk parashikohen te njejta, por krime jane te dy. P.S. Cdo referim per emra apo fakte konkrete eshte thjeshte rastesi. A nuk shkruhet keshtu kur duhet t’ia largosh vetes pergjegjesine?!
Blerti Delija reflekton për Alfred Pezën
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...