Policia tha se një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së të enjtes në qytetin e Vlorës.
Deklarata e policise Vlorë:
Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.
Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.
Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:
1. F.H., 28 vjeç.
2. A.L., 26 vjeçe.
3. A.Ll., 32 vjeç.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.