Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ndërkohë që në Presidencë po zhvillohet takimi mes Lulzim Bashës dhe Kryeminstrit Edi Rama, Ilir Meta ka zgjedhur t’a kalojë paraditen në një takim me të rinjtë e LRI-së.
Meta tha se shpresat për të ardhmen janë tek të rinjtë, prandaj të rinjtë e Shqipërisë duhet të jenë të parët për të përfaqësuar ëndrrat dhe për të mundësuar shanset për rininë.
Ka ardhur momenti që në zgjedhjet e ardhshme që ju të votoni për të gjithë ata që përfaqësojnë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, shpresat tuaja dhe ëndrrat tuaja për një Shqipëri që u jep shanse të rinjve dhe të rejave që të jetojnë këtu me dinjitet, ti gëzojnë familjet e tyre dhe të ndërtojnë familje të shëndetshme”, – u shpreh Meta.