360° Gradë -NUK JANË PAGUAR PËR PUNËN E BËRË, PROTESTOJNË PUNËTORËT PËRPARA POLICISË SË BERATIT

0
680
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një përfaqësi e rreth 150 punonjësve të një firme private të sigurimit kanë protestuar mesditën e sotme pranë organit blu në Berat, pasi nuk janë paguar për punën që kanë bërë si roje private. Punëtorët u mblodhën sot në shenjë proteste duke kërkuar zgjidhjen e problemit, pasi më herët kishin zhvilluar një takim në zyrën Kundër Krimit Ekonomik. Punonjësit deklaruan se do të përfundojnë në grevë urie nëse problemi i tyre nuk gjenë zgjidhje.

Banorë të zonave të ndryshme të Beratit punëtorët ankohen se ndonëse kanë punuar gjatë stinës së dimrit në kushte tepër të vështira duke qëndruar jashtë për të ruajtur mjetet e TAP nuk janë paguar për punën që kanë bërë. Duke mos parë asnjë zgjidhje në lidhje me këtë problem ata deklarojnë se në pamundësi për tju drejtuar gjykatës do të futen në grevë urie.  ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad