Partitë e vogla nisin çregjistrimet për zgjedhjet: S’duam t’i prishim punë PS-së

0
3193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partitë e vogla aleate me PS-në kanë nisur të çregjistrohen nga zgjedhjet, pas përfundimit të afatit për koalicionet parazgjedhore. Nëse garojnë më vete, votat e tyre nuk shkojnë për PS-në, duke i djegur disa mandate. Për këtë arsye është tërhequr partia e Petro Koçit dje dhe sot ajo e avokat Idajet Beqirit.

 

Deklarata:

Partia e Unitetit Kombëtar, brenda afatit ligjor, rregjistroi në KQZ listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 18 Qershorit. Akti i paprecedent gjatë 26 vjetëve pluralizëm në Shqipëri i PD për bojkotimin e Kuvendit të Shqipërisë si dhe për t’u mos u regjistruar si subjekt elektoral në zgjedhjet e 18 qershorit, ka penalizuar padrejtësisht rëndë 42 forca politike, mes tyre edhe Partinë e Unitetit Kombëtar. Këto 42 parti politike, të mbledhura rreth një tryeze të rrumbullakët, për afro dy vjet me radhë, punuan, sensibilizuan opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar, si dhe paraqitën në Kuvendin e Shqipërisë një paketë me ndryshime që duhet t’i bëheshin Kodit Zgjedhor, duke filluar me ndryshimin e sistemit zgjedhor nga rajonal, në kombëtar, me numërimin elektronikë të votave, me bërjen teknike të komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit etj. PD në vënd që t’a mbështeste këtë veprimtari, duke kërkuar votimin e Paketës në Kuvendin e Shqipërisë, për të garantuar keshtu zgjedhje të lira dhe të ndershme, bëri rolin e demagoges. Për të realizuar axhendën e saj antishqiptare dhe antiperëndimore, si dhe për të penguar me çdo çmim dhe mjet reformën në drejtësi, u mbyllën në një çadër krimi duke bërë “kauz” atë që e sabotuan me dashje, reformën në sistemin zgjedhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të cilën ne 42 partit politike luftuam dy vjet me radhë. Ne rrethanat e krijuara prej PD pas pamundesise se rregjistrimit te koalicioneve parazgjedhore pjesemarrja e Partisë së Unitetit Kombëtar si dhe e partive të tjera aleate të së majtës socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit, demton rezultatin elektoral të forcës së parë politke, PSSH, sepse votat që marrim ne, ikin dëm dhe nuk i shkojnë aleates sonë të madhe që po qeverisë me devotshmëri dhe përkushtim Shqipërinë e sotme.Ky sabotim keqbërës i PD, u hoqi partive të vogla jo vetëm të drejtën për të mos u penalizuar më nga sistemi zgjedhor i korrektimit rajonal, por n’a penalizoi në mënyrën më dramatike përmes bojkotit të saj sepse n’a hoqi të drejtën e krijimit të koalicioneve parazgjedhore, si e vetmja alternativë për të konvertuar votave marra së bashku në deputetë.

Zjarr Tv Ad