360° Gradë -DËNOHET ISH IMAMI I LESHNICËS, GJYKATA 15 VITE BURG PËR ALMIR DACIN

0
709
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar në mungesë më 15 vite burg ish-imamin e Leshnicës Almir Dacin, i akuzuar për rekrutim të luftëtarëve për në Siri. Vendimi u shpall pas 37 seancave gjyqësore, ndërkohë që familjarët pretendojnë se Almir Daci është vrarë.

Ndonese nga familjarët kosiderohet të vdekur, ish-imami i Leshnicës Almir Daci u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 15 vite burg në mungesë për rekrutim të luftëtarëve për në Siri.

Vendimi u shpall në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas   37 seancash gjyqësore, ndërsa të pranishëm ne seancë nuk ishte asnjë prej familjarëve.  

Daci u vu nën akuzë për tre vepra penale: pjesëmarrje ne grupe terroriste në Siri, rekrutim e dërgimi të luftëtarëve për xhihad si dhe nxitjes së urrejtjes fetare.

Por avokati mbrojtës i të pandehurit, ka pretenduar gjatë mbrojtjes se Prokuroria nuk ka asnjë provë për të fajësuar Dacin.

Almir Daci u bë i famshëm gjatë një video të postuar në rrjetet sociale, ku i bënte thirrje besimtareve t’i bashkoheshin grupit terrorist ISIS.

Ish-imami i Leshnicës kishte marrë në Siri gruan e fëmijët ndërsa prej disa kohesh ka humbur kontaktin me te afërmit të cilët pretendojne se është vrarë.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad