Plasari publikon dokumentin: Si u miratuan zgjedhjet e 1945-ës pa opozitë

0
893
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studiuesi Aurel Plasari ka publikuar një tjetër dokument , për të faktuar sesi ndërkombëtarët, legjitimuan dhe miratuan zgjedhjet e 1945-ës të cilat u zhvilluan pa opozitë, dhe sollën në Shqipëri instalimin e diktaturës komuniste.

Postimi i plotë i Plasarit:

MIRATIMI NDËRKOMBËTAR I ZGJEDHJEVE TË 1945-s PA OPOZITË

Mbasi kam publikuar dokumentin sesi diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila më 16 mars 1946 do të vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor” duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës, një mik më shkruan që – së paku – në ato zgjedhje kishte opozitë.

Jo, në zgjedhjet e 1945-s nuk merrte pjesë asnjë farë opozite. Kutitë që quheshin “të opozitës”, ato të marifetit me gogla dhe zhurmën e goglave, ishin vendosur në mënyrë provokative nga organizuesit e zgjedhjeve. Ja ku mund ta lexoni qartë në informacionin për Departamentin e Shtetit e vetë kreut të misionit ushtarak të ShBA në Tiranë, Jacobs, të datës 12 dhjetor 1945, i cili edhe e ka miratuar farsën.

Burimi: Archives of the United States in Washington, 59/6865/875.00/12-1145.

fb a.p.

Zjarr Tv Ad