Opozita ankimon listat e 18 qershorit në Kolegjin Zgjedhor

0
651
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu edhe siç edhe ishte paralajmëruar më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha, opozita ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ditën e sotme, Parita Agrare Ambientaliste ka ankimuar listat e kandidatëve me pretendimin se janë të pavlefshme pasi janë regjitruar jashtë afatit të përcaktuar me ligj, dhe sipas PAA-së afati i përcaktuar ishte data 28 prill deri në orë 24:00 dhe ji 29 prill në orën 24:00.

Ndërkohë më herët, kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot në çadrën e opozitës se Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet me listat e paligjshme të 18 qershorit.

Dy rrugë ka, Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 Qershorin dhe listat e paligjshme, duke hedhur poshtë sipas ligjit të Republikës së vjetër do ti japë një shans Republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj ,përmes konsensusit dhe negociatave. Në qoftëse me presione apo zhage Kolegji zgjedhor vendos tu thotë shqiptarëve se 17 plus 31 plus 2 bëjnë 51dhe jo 50, atëherë  Kolegji zgjedhor, ligji zgjedhor dhe  Kushtetuta e Republikës së vjetër do të merren përpara nga bashkimi i shqiptarëve për  Republikën e Re”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad