Gazetari Ylli Rakipi ka folur për aktualitetin politik dhe protestës e opozitës e cila do të zhvillohet më 13 maj, duke u shprehur se do të jetë një manifestim i madh dhe pa përplasje.
Më tej, Rakipi deklaroi se PS ka marrë sinjale nga Europa për njohjen e zgjedhjeve të 18 qershorit, dhe ndër të tjera, Rakipi shtoi se PS dhe PD janë si dy trena të cilët ecin në rrugë të ndryshme dhe nuk dinë se ku do të shkojnë.
PD ka drejtuar vendin pavarësisht humbjes në 2013, ka një elektoral të madh. Do jetë një manifestim i madh. Nuk besoj të ketë përplasje në 13 maj. Kjo protestë mendoj se demonstron forcë.
Ka një antikap në këtë histori pas 3 muajsh. Kjo opozitë mendon se të gjitha këto probleme do zgjidheshin brenda 2 muajsh? Jetojë në një teatër politik dhe ka skema të ndërtuara qartësisht.
Pala e parë që ndërtoi skemën është opozita dhe mazhoranca i përgjigjet me skemat e veta. PS ka marrë sinjale pozitive nga Evropa për njohjen e zgjedhjeve dhe kjo mendoj se është një fitore e tij.
Pra kemi dy trena që nuk duan të përplasen, por shkojnë në rrugë krejt të ndryshme dhe ecin pa ndalim dhe nuk dihet ku do shkojnë. Në vend kemi një gjendje alarmante sa i përket ekonomisë. Jemi drejt një handikapi të jashtëzakonshëm. Sot duhet të themi një të vërtetë, pasi vullneti politik mungon”, tha Rakipi.