Luhet sonte ne mbremje ne oren 19:00 ne “Elbasan Arena” finalja e kupes se Shqiperise qe eshte njekohesisht edhe ndeshja e fundit zyrtare e sezonit qe sapo lam pas. Skenderbeu – Tirana do te jet nje finale mes dy skuadrave qe e kane mbyllur me deshtime sezonin. Korcaret deshtuan te ruanin hegjemonin e titullit ndersa “bardhe e blute” po perjetojne ditet e tyre me te erreta ne histori duke u rrezuar per here te pare pas 78 vitesh nje kategori me poshte, megjithate dicka ngelet ende per tu luajtur. Seciles prej sukadrave ky trofe ju sherben ne menyra te ndryshme. Skenderbeu do te tentoj te fitoje per here te pare ne historine e klubit trofeun e kupes se Shqiperise nje trofe qe do te ishte edhe nje lloj ngushellimi per skuadren e drejtuar nga Ilir Daja. Ndersa ne kampin tjeter ky trofe vlen edhe e shume, sidomos ne aspektin financiar pasi klubi pritet te perballet me veshtiresi te medha nje kategori me poshte. Megjithate ne raste triumfi Tirana do te fitonte 50 milione leke nga trofeu dhe 215 mije euro nga pjesmarrja ne Uefa Europa Lige cka do te thoshte financa te shendosha per nje sezon te veshtire.
M.Kaso