Kreu i Emergjencave Civile: Vetëm sot 17 vatra zjarri, është përdorur edhe helikopteri

0
480
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, në një lidhje telefonike për televizionin News 24, është shprehur se vetëm gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin janë regjistruar 17 vatra zjarri, ndërkohë që është bërë ndërhyrje në disa prej tyre edhe me helikopter.

Ai u ndal tek zjarri në Dajt, Llogara e Velipojë, ku tha se është bërë ndëryrje me helikopter për shuarjen e tyre.

Aktualisht zjarri në malin e Dajtit është nën kontroll me mbërritjen e helikopterit. U organizua një operacion i shpejtë për neutralimin e zjarrit. Operacione të ngjashme janë zhvilluar sot në zonën e Llogarasë në tre vatra zjarri, dhe një në Velipojë, që rrezikonte disa banesa. Ndërhyrja me helikopterë bëri të mundur fikjen e zjarreve. Një tjetër operacion po zhvillohet në Pogradec”, – u shpreh Prençi.

Prençi u shpreh se pjesa më e madhe e përgjegjësve të zjarrvënieve të qëllimshme gjatë këtij muaji, janë vënë para drejtësisë.

Zjarr Tv Ad