Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mimi Kodheli ka mbajtur sot fjalën e fundit para ushtarakëve të Forcave të Armatosura, si ministre.
Kodheli është përshëndetur me ushtarakët dhe ka falenderuar Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.
Falenderoj kryeministrin Rama dhe presidentin Meta për gadishmërinë e treguar për dekretimin e gjeneral Kollçakut. Normaliteti i Republikës së Shqipërisë, duhet të jetë dhe fatmirësisht është sot mbi dëshirat personale. Sot po tregojmë se ky vend është normal, i rregullt, dinjitoz dhe aleat i strukturës më të rëndësishme ushtarake, NATO. Kjo është hera e fundit që marr pjesë një një aktivitet të tillë të zgjeruar në cilësinë e ministres së Mbrojtjes.”, tha ndër të tjera Kodheli.
Vendin e Kodhelit do ta zerë Olta Xhaçka.