Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një i burgosur që po vuante dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë, ka tentuar ti japë fund vetes në qeli.
Sipas policisë ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qelinë ku 44-vjeçari F.K. vuante dënimin.
Ai dyshohet se është vetëplagosur me një mjet prerës të prodhuar në mënyrë artizanale në qeli.
Autoritetet shprehen se 44-vjeçari ka plagë në pjesë të ndryshme të trupit ndërkohë që është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
44-vjeçari dyshohet se e ka kryer aktin në kushte të rënduar psikologjike, ndërsa vuante dënimin për “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.