Vetëm plumbat ndalën shqiptarin që transportonte heroinë në Itali

0
606
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me më shumë se 1 kilogram lëndë narkotike të llojit heroinë.

Sipas mediave italiane, policia ka pikatur një person i cili po qëndronte në mënyrë të dyshimtë, e kësisoj kanë provuar t’i afrohen për kontroll, por në atë moment ai është futur në makinë dhe ka tentuar të largohet.

Pas kësaj policia i është vënë pas, por shqiptari Dritan Mehmetaj 28 vjeç, nuk është ndaluar deri kur ka dalë nga rruga.

Pavarësisht kësaj ai sërish ka braktisur makinën dhe ka tentuar të largohet, por policia ka qëlluar në ajër, dhe kjo e ka frikësuar 28-vjeçarin dhe është arrestuar.

Përveç trafikimit të lëndëve narkotike, ai do të përballet edhe përfalsifikim dokumentash, pasi i është prezantuar policisë si Rumun. Por pas verifikimeve ka rezultuar të jetë Dritan Mehmetaj, nga Shqipëria.

Zjarr Tv Ad