Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast të “vjedhjes” të një shume parash të një qytetari nga avokati i tij.
Nëpërmjet mesazhit të qytetarit dixhital, Sali Berisha ka denoncuar rastin në të cilin avokati Envi Hiçka i ka bllokuar llogarinë bankare të një qytetari nëpërmjet një gjyqi në mungesë të tij.
Denoncuesi V.M, ka thënë se problematika ka erdhur pasi avokati Hiçka ka përfaqësuar në një çështje gjyqësore kundrejt OST për marrjen e 20 pagave për largim të padrejtë nga puna.
Sipas V.M ai e fitoi gjyqin nëpërmjet një avokati tjetër pasi Hiçka nëprmjet një emaili të mëparshëm e kishte njoftuar klientin e tij që ishte e kotë të vazhdonte gjyqin sepse OST e kishte larguar V.M në mënyrë të rregullt nga puna. Por V.M në këtë rast kontaktoi një avokat tjetër dhe fitoi gjyqin, dhe kërkoi që të paguane zyrën e avokatisë ku punonte Hiçka për të shlyer detyrimet e tij por ai nuk e kontaktoi për 3 muaj dhe pas kësaj afati i kërkoi që ta dëmshpërblente me dy rroga ose në të kundërt do i merrte të gjitha paratë.
Pas këtij rasti avokati Hiçka i ka marrë V.M nëpërmjet një gjyqi pa praninë e tij shumën e parave të fituara nga dëmshpërblimi i OST-së për largimin nga puna.
Statusi i plotë i Sali Berishës: