360° Gradë – 7 VITE NGA 21 JANARI ENDE ASNJE FAJTOR

0
316
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtatë vite më parë, vrasjet përgjaken protestën me te madhe të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste. Familjaret e viktimave I drejtohen Gjykates se Strasburgut dhe fitojne demshperblim, por ende ceshtja nuk eshte marre ne shqyrtim nga gjygjesori shqiptar.

Shtatë vite më parë, vrasjet përgjaken protestën me te madhe të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste. Teksa njerëzit protestonin prej disa orësh para kryeministrisë, e madje disa sapo kishin nisur te ktheheshin, forcat speciale te Gardës se Republikës qëlluan mbi turmën me plumba te vërtete. I pari u vra Ziver Veizi qe ndodhej pranë portës se hekurit. Pas tij Hekuran Deda e Faik Myrtaj. I shtrire ne boulevard, i pajete, mbeti edhe Aleks Nika. Qe te katërt, te pa armatosur, duke protestuar paqësisht. Dosja voluminoze e 21 janarit, e cila pati edhe mbështetjen e FBI e mbylli kalvarin ne Gjykatën e Larte në vitin 2015. U dënuan ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me një vit, si dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet, por sot qe te dy janë te lire. Por për familjarët drejtësia nuk ishte dhënë. Më 5 dhjetor 2012, ata ishin drejtuar Strasburgut, me një kërkesë për zbardhjen e shkeljeve të panumërta nga drejtësia shqiptare, duke i akuzuar për gjykim të njëanshëm. Në atë kohë, Strasburgu konstatoi shkeljen e të drejtave në gjykim, vendosi dëmshpërblimin e familjarëve dhe pranoi deklaratën e qeverisë për të rihapur çështjen. Deri më tani dosja e 21 janarit nuk është rihapur, ndërsa e vetmja shpresë e familjarëve mbeten institucionet e reja të reformës në drejtësi. Organet që pritet të ngrihen këtë vit Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria Speciale dhe Gjykatat e Posaçme pritet të kenë një rol të veçantë në hetimin përfundimtar të dosjes dhe gjykimin e saj shterues. Kjo për shkak se Kushtetuta dhe ndryshimet e procedurës penale kanë hequr kufizimet kohore për Byronë e hetimit dhe Prokurorinë Speciale, në rastet kur të përfshirë janë zyrtarë të lartë, ndërsa veprat penale janë ato të rëndat, si vrasja në rrethana cilësuese.

Zjarr Tv Ad