Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili e quajti seancën e sotme një 2 prill i ri, ku sipas tij u vra përfundimisht parlamentarizmi. “Sot është dita më e rëndë dhe më e zezë në karrierën e kryetarit të Kuvendit, sot 2 prilli u konsmua në sallën e Kuvendit, u vra parlamentarizmi dhe përfundimisht e drejta legjitime e popullit është e drejtë e patjetërsueshme. Ky është mesazh i qytetarëve të 27 janarit që na dhanë mesazhin që ky parlament i shpërdoruar nga një grup kriminal të papërgjegjshëm që drejtohet nga i pari dhe i vetëm kryeministr tradhtar dhe kuesling i pluralizimit që quhet Edi Rama. Sot donim të hidhnim dritë mbi krimin shtetëror të ekstradimit të personit kyç të bandës së Habilajve, për këto arsye u konsumuan një 2 prill i ri me autorin e vjetër dhe autorin e ri”, tha Vasili. Ai u shpreh se opozita do të jetë e palëkundur “në çdo vend e çdo shesh dhe kudo që qytetarët presin fjalën tonë”.
Vasili krahason seancën e sotme me 2 Prillin
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...