Trupi dhe koka e dekompozuar që u gjetën në fshatin Xarë, i përket bariut nga Elbasani, Adnant Jaupi.
53-vjeçari, i cili punonte si çoban në Xarrë të Konispolit, rezultonte i zhdukur prej rreth 2-3 muajsh.
Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore dhe pas hetimeve nga policia e Sarandës.
Raportohet se nuk janë konstatuar shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi, që mund t’i ketë shkaktuar vdekjen.
Fillimisht u gjet koka dhe më pas trupi i dekompozuar, i cili nuk ishte groposur. Trupi u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m.
Në vendin ku u zbulua trupi i viktimës kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale, raporton News24.
Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.