Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një makine të parkuar anash rrugës, në fshatin Daullas të Fierit.
Sipas uniformave blu, 39-vjeçari me iniciale J. B., banues në Tiranë, dyshohet është vetëvrarë me armë zjarri.
Trupi i pajetë i të riut u gjet rreth orës 11:20 të paradites së sotme (16 nëntor) brenda automjetit tip “Volkswagen”.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.
Njoftimi i policisë.
Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes