Dita e premte do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, reshjet nisin në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në veri dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore. Ndërsa në mesditë pritet shtim intensiteti të tyre me rrebeshe të shpejta e stuhi në pjesën më të madhe të vendit.
Ndërkohë që në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore intensiteti i reshjeve do të jetë deri i lartë, lokalisht në Shkodër dhe Lezhë.
Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.
Njoftimi i SHMU:
Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë do të sjellin mot të paqëndrueshëm këtë të Premte.
Reshjet nisin në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në veri dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore. Në mesditë presim shtim intensiteti të tyre me rrebeshe të shpejta e stuhi në pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore intensiteti i reshjeve do të jetë deri i lartë, lokalisht në Shkodër dhe Lezhë. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim 2-8m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të jetë intensive dhe në formën e Tufanit me shpejtësi 13-25m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat në vlerat minimale do të jenë 6°C ndërsa vlerat maksimale nuk i kalojnë 25°C.