Qëlluan 5 herë më thikë 57-vjeçarin, çifti shqiptar arratiset nga burgu në Itali

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një çift të burgosurish shqiptarë, nuk u kthyen në burgun e Pesaros pas një dite pune të kaluar në një kompani bujqësore në San Bartolo.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, dy të burgosurit, të cilët jetojnë në zonën e Ravenës, kishin fituar mundësinë për të punuar jashtë burgut pikërisht për sjelljen e tyre të mirë.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Emilian Bici dhe 38-vjeçaren Ermelinda Spahiu, të akuzuar për tentativë vrasjeje.

Bici dhe Spahiu, së bashku me një person të tretë (gjithnjë shqiptar) akuzohen për goditjen me thikë të një 57-vjeçari para një lokali në Punta Marina.

Sipas hetimeve, mbrëmjen e ngjarjes 57-vjeçari i sulmuar ka qenë në lokal duke pirë një gotë verë, kur në një moment kanë mbërritur tre të tjerët.

Teksa u njohën, filloi një bisedë, e cila më pas çoi në një debat sepse viktima nuk pranoi t’i ndihmonte ata të gjenin strehim.

Sherri degradoi dhe burrat e kanë goditur 5 herë me thikë 57-vjeçarin, ndërsa gruaja, sipas Prokurorisë, e ka mbajtur atë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018. Pas hetimeve doli se tre shqiptarët ishin pjesë e një grupi të specializuar për vjedhje dhe grabitje. Pas arratisjes së tyre nga burgu, policia italiane ka filluar kërkimet në gjithë Italinë, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Drejtoresha e burgut Villa Fastiggi, Palma Mercurio tha se asnjëri prej të dyve nuk mbante byzylyk elektronik teksa punonin.

“Ndërsa punonin, ata nuk mbanin byzylyk elektronik, sepse kjo është një masë e rezervuar për njerëzit që nuk kanë marrë ende një dënim përfundimtar,” shpjegoi drejtoresha e burgut Villa Fastiggi, Palma Mercurio.

Zjarr Tv Ad