Prokuroria kërkon katër vit burg për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria kërkon katër vit burg për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj, i cili akuzohet për tjetërsimi i pronave në bregdetin e Shëngjinit.

Kujtojmë që gjykata e Apelit në Shkodër gjeti fajtorë dhe dënoi me nga tre vjet burg ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, dhe ish-kryetarin e qarkut Lezhë, Gjok Ndoka, të akuzuar për tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Shëngjinit.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017, kur në Prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrorë tokë shtetërore ranishte, që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte, i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemëtore”.

Sipas vendimit për sekuestrim, parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas Gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. Krahas Frrokajt, mes 20 personave të marrë të pandehur ka qenë edhe xhaxhai i ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, Gjon Ndoka.

Ky i fundit është akuzuar për tjetërsim të pronave në Kune dhe Mal të Reçit në Lezhë. Mes të pandehurve është konstatuar edhe emri i Bledar Carës, ish-kryeregjistruesit të Hipotekës Lezhë, që dilte në përgjimet e bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dosjen e arrestimit të 44 personave. Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në Gjykatë dosja u dërgua për 18 persona.

Për tjetërsim pronash në bregdet, ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, dhe ishkryetari i qarkut, Gjok Ndoka, dhe një pjesë e mirë e të dënuarve të së premtes, janë marrë të pandehur dhe nga Prokuroria Speciale.

SPAK-u i akuzon ata si pjesë e një grupi të strukturuar për tjetërsimin e pronave të zbuluar pas një hetimi të nisur në vitin 2019, ndaj një grupi të narkotrafikut. Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën dërgimin për gjykim të dosjes ndaj ish-kryebashkiakut Frrokaj, ish-kreut të Këshillit të Qarkut, Ndoka, ish-drejtorin e Urbanistikës së Bashkisë Lezhë, Sokol Toma, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë lokalë, të cilët i akuzon për “Tjetërsimin e pronave në bregdet dhe përfitimin e tyre në kundërshtim me ligjin”.

Sipas Prokurorisë, gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se “nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme, është përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milionë euro”.

Zjarr Tv Ad