Përfshihet nga flakët banesa e 84-vjeçares në Elbasan, shkak është bërë soba e druve

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një banesë në fshatin Bathë të Elbasanit është përfshirë nga flakët, mesditën e sotme.

Sipas policisë, dyshohet se shkak është bërë soba e druve.

Si pasojë e flakëve në banesën ku jetonte një 84-vjeçare, ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Bathës, dyshohet se për shkak të një shkëndije në sobën e druve, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. H., 84 vjeçe.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

Zjarr Tv Ad