Reshjet e borës, ARRSH: Ja akset ‘problematike’ në veri të vendit

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ARRSH njofton se reshjet e shiut në rajonin jugor dhe qendror të vendit nuk kanë sjellë probleme rrugore, në të cilat qarkullimi vijon normalisht. Sa i përket veriut, i cili është përfshirë nga bora, grupet e punës janë në terren me mjete për pastrimin e rrugëve. ARRSH apelon drejtuesit për kujdes të shtuar.

Njoftimi i ARRSH-së:

Në Rajonin Jugor dhe Qendror moti ka qenë i vranët me reshje shiu 🌧️pa intensitet, pa sjellë probleme në akset rrugore, qarkullimi vijon normalisht✔️
🌨️Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intensitet, grupet e punës janë në terren 🦺me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, si në:
🚜Kukës-Krumë ,dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë
⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮

Zjarr Tv Ad