Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 27-vjeçarin, Marash Gjoklaj, i cili u vendos në pranga pasi ngacmoi një vajzë në ambientet e punës.
I riu ishte liruar me kusht pasi u dënua katër vite më parë nga gjykata për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura.
Marash Gjoklaj akuzohet se ngacmoi një 19-vjeçare seksualisht në ambientet e punës së saj në një biznes në kryeqytet mbrëmjen e së shtunës (25 shtator).
Pas denoncimit të bërë në polici, 27-vjeçari u prangos. Gjithashtu akuzohet se në të njëjtën ditë, Marash Gjoklaj dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht është i liruar me kusht.
Njoftimi i policisë:
Ngacmoi seksualisht një shtetase, vihet në pranga 27-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, aktualisht i liruar me kusht.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se një një biznes në njësinë administrative nr. 8, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit M. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, në ambientet e punës së saj.
Gjithashtu, po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht është i liruar me kusht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.