Rrëfimi i Palomës: Rama më thoshte do të këpusë kokën me sëpatë, rojet e Berishës …

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Rudina Demneri, e cila njihet gjerësisht me emrin Paloma ka folur për eksperiencat dhe sfidat e saj në terren ndër vite.

Në një intervistë në emsionin “Një Natë me Aulonën” në MCN TV, Palom ka rrëfyer dy raste të pazakonta që i kanë ndodhur shumë vite më parë me Sali Berishën dhe Edi Ramën.

Paloma tha se në kohën kur Edi Rama kandidonte për të dytën herë për kryetar bashkie në Tiranë, ajo ka pasur një përplasje me Ramën. Gazetarja tha se insistimi i saj me një pyetje rreth parqeve për fëmijë që Rama kishte premtuar e irrituan këtë të fundin.

Debati mes tyre agravoi deri në pikën ku Rama i kërkoi Palomës të largohej, duke i thënë “ik se do të pres kokën me sëpatë”. Sakaq gazetarja tha se ky debat i përket të kaluarës dhe se tashmë ka raporte shumë të mira me kryeministrin, Edi Rama.

Paloma: E kam thënë me sëpatën e famshme te rruga “Myslym Keta” që i ndërpreva shoën që do priste shtytllën dhe unë e pyesja parqet e fëmijëve. Në atë kohë Rama kandidonte për herë të dytë si kryetar bashkie në Tiranë. Pastaj më tha mua kush të ka sjell ty këtu. Unë vazhdova e pyesja për parqet. “Shko moj budallaqe”, më tha. “Kujt i thua buddallaqe ti”, i thashë unë.
Pati një sherr të frikshëm. Unë mora lejen për etikën që t’ia kthej me të njëjtën monedhë. ”Ik tha se do ta këpus kokën me sëpatën”, sepse iu shpif sepse unë nuk i ndahesha një sekond. Por sot kemi marrdhëniet më të mira.

Paloma gjithashtu tregoi se asokohe, teksa përpiqej të merrte deklarata nga Sali Berisha, truprojët e tij e kanë shtyrë disa herë nga shkallët.

Paloma: Ne jemi familje demokratësh. Babi im dhe sot e kësaj dite të mbyt për Sali Berishën, e kishim pak me merak Sali Berishën.
Mua bodyguardët e Sali Berishës më kanë masakruar, më kanë hedhur nga 7 shkallë, 8 shkallë, sepse Sali Berisha ishte i vetmi më i vështirë për mua.

Zjarr Tv Ad